Situata e Abazajt, vjen sugjerimi i parë në Belgjikë

Kristal Abazaj ende nuk ka debutuar me Anderlehtin dhe e pret me padurim një moment të tillë. Deri më tani sulmuesi kryesor ka luajtur me ekipin e dytë, ndërkohë që për të janë paguar plot 750 mijë euro. Kritikat nuk kanë munguar, por nuk duhet harruar që edhe dëmtimet e kanë shqetësuar ish-sulmuesin e Luftëtarit.

Gjithsesi duhet gjetur një zgjidhje, jo vetëm për Abazajn. Janë disa lojtarët që tek Anderlehti nuk po gjejnë hapësira për arsye të ndryshme. Në analizat që bëhen në mediat belge, zgjidhja e vetme dhe më e mirë shihet huazimi.

Për Abazajn dhe të tjerët do të ishte mundësia më e mirë për t’u rritur si lojtar. Futbollisti i kombëtares sigurisht që kërkon që sa më parë të tregojë vlerat e tij dhe një huazim në një klub ku do të kishte më shumë hapësira do të ishte një zgjidhje e mirë.

Në fakt sulmuesi e kishte kërkuar pa nisur sezoni diçka të tillë. Ai e ka parë vështirësinë e futbollit belg dhe ia pat bërë të qartë trajnerit, që nëse nuk e shikon gati t’i japë mundësinë të shkojë në një tjetër ekip. Asokohe u mendua që Abazaj të qëndronte, por tashmë situata është krejt tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online