Te Barcelona e kanë të qartë, në verë fillojnë “plaçkitjet” te Ajaksi

0

Jasper Silensen s’do të jetë holandezi i vetëm te Barcelona gjatë sezonit të ardhshëm.  Dy objektivat kryesor të klubit katalanas janë dy talentet e Ajaksit Matis De Ligt dhe Frenki De Jong. Të dy futbollistët edhe pse të rinj në moshë kanë siguruar një vend titullar në kombëtaren e “tulipanëve”.

Qendërmbrojtësi De Ligt është lojtari më interesant. Mjafton të themi që është kapiten i Ajaksit që prej dy sezonesh dhe është vetëm 19-vjeç, kaq mjafton për të bindur çdo klub. Shënjestra tjetër Frenki De Jong është dy vite më i madh dhe i aftë të luajë në mesfushë e mbrojtje, shumë vetë e konsiderojnë si pasuesin ideal të Buskets.

Të dy lojtarët kanë kontrata afatgjata me Ajaksin dhe për t’i shkëputur ata do duhet pak sforco nga ana financiare. Sipas medieve holandeze kartoni i De Ligt vlerësohet rreth 70 milionë €, ndërsa kartoni i De Jong 40 milionë €.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.