Lidhja midis Igli Tares dhe Klaudio Lotitos është shumë e fortë, por interesimi i Milanit për shqiptarin është serioz dhe presidenti i Lacios po mendon më të keqen. Paolo Maldini preferon 45-vjeçarin si drejtor sportiv të Milanit dhe si krahun e tij të djathtë.
Vlonjati nuk dëshiron ta humbasë këtë rast dhe është gati të punojë përkrah një legjende si ish-kapiteni i “Djallit”.
Lotito e ka të vështirë që ta lejojë Iglin të largohet, por ka filluar të kërkojë për zëvendësuesin e tij. Sipas raportimeve të “Corriere della Sera”, kreu i klubit bardhekaltër po mendon hipotezën Mauro Biankezi, i cili njihet për punën e mirë me lojtarët e rinj dhe zbulimin e talenteve të reja.
Ky i fundit punon prej dy vitesh me Lacion dhe mban rolin e përgjegjësit të sektorit sportiv dhe atë të krye-skautit lacial. Nëse Igli Tare vendos të largohet dhe të vishet kuqezi, Lotito do ta zëvendësonte me Biankezin.