“Sezon i ri, rregulla të reja”, njihuni me ndryshimet e rregullores së futbollit

Sezoni i ri futbollistik do të sjellë hyrjen në fuqi të disa rregullave të reja. Këto ndryshime u miratuan në muajin shkurt nga një mbledhje e komitetit ekzekutiv të FIFA-s. Pjesa më e madhe e rregullave të reja prekin detaje të vogla, por prej disa prej tyre janë tejet të rëndësishme si për shembull rregullorja e re përsa i përket topave të prekur me dorë në zonën e rreptësisë.

TOPAT E PREKUR ME DORË – “Ndryshimi më i rëndësishëm i përket topa të prekur me dorë në zonën e rreptësisë. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm çdo top i prekur me dorë, qoftë dhe ai aksidental do të ndëshkohet me një penallti direkte. Ky rregull i ri heq aspektin e interpretimin nga arbitrat. Pra nëse topi do ketë kontakt me një dorë që nuk është e ngjitur pas trupit, do të jepet penallti pavarësisht distancës dhe shpejtësisë së topi”.

MË PAK VONESA NË ZËVENDËSIME – “Lojtarët e thirrur për zëvendësimin duhet ta lënë fushën nga pozicioni më i afërt ku mund të largohen nga vijat e fushës. Ky rregull i ri është krijuar posaçërisht për të reduktuar  vonesat në fund të takimit”.

NDRYSHIME NË RIVËNIEN FUNDORE – “Në rivënie fundore nuk do të jetë më nevoja që mbrojtësit të rrinë jashtë zonës së rreptësisë për të marrë topin goditësi i rivënies fundore”.

KARTONË PËR TRAJNERËT – “Kartonë të verdhë për trajnerët dhe pjesën tjetër të stafit teknik. Pesë kartonë të verdhë do rezultojnë në një pezullim”.

NDRYSHIME NË MURET E GODITJEVE TË DËNIMIT – “Nëse muri i lojtarëve ka të paktën tre lojtarë, futbollistët e skuadrës kundërshtare duhet të rrinë minimumi 1 metër larg muri. Ky rregull është vendosur për të shmangur shtyrjet që ndodhin shpesh në mur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online