Ish-presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, është rikthyer të flasë për klubin që ai drejtoi në periudhën 2003-2010. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, 56-vjeçari nuk i kursen kritikat për disa nga ndryshimet që klubi katalanas ka pësuar që prej largimit të Pep Guardiolës.
“Guardiola tha pak kohë më parë se Barcelona qëndron besnike filozofisë së lojës së tij, por unë nuk mendoj kështu. Me të në krye po kalonim një moment akoma më të mirë se tani. Është e vërtetë se Barcelona nuk largoi asnjë prej lojtarëve të boshtit të skuadrës, por sot kënaqemi vetëm me golat e Mesit, atëherë ishte ndryshe”.
GRIZMAN – Laporta nuk la pa përmendur dhe bisedimet për Antuan Grizman. Sipas ish-presidentit refuzimi i verës së kaluar nga francezi është një veprim i pafalshëm për të.“Nëse një lojtar do të bënte mua atë çfarë Grizman i bëri vjet Barcelonës, unë kurrë s’do tentoja të merrja përsëri në ekip.”