Talenti i Bajernit fut në “sherr” Gjermaninë me Brazilin

Një “luftë” e madhe po zhvillohet në distancë midis federatës së Brazilit dhe Gjermanisë. Shkaku i konfliktit është talenti 17-vjeçar Oliver Batista-Mejer, i cili konsiderohet si një prej të rinjve më premtues të futbollit gjerman.

Sulmuesi aktivizohet në ekipet e moshave të Bajernit të Mynihut dhe ka shënuar katër gola deri më tani në kampionatin e moshave. Sipas “Bild”, zyrtarë të federatës braziliane kanë kontaktuar lojtarin dhe prindërit e tij, duke i premtuar atyre një grumbullim me kombëtaren U21 të Brazilit.

Kjo lëvizje mund të merret dhe si një lloj presioni nga ana e lojtarit për federatën gjermane, që në të kaluarën e ka grumbulluar 17-vjeçarin vetëm një herë për një ndeshje të kombëtares U17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online