Ashtu si ishte paralajmëruar, drejtuesit e lartë të Çelsit dhe Juventusit janë takuar në Nicë të dielën pasdite. Klubi londinez ka rreth 60 milionë euro në dispozicion për merkaton, për të mos shkelur rregullat e Fair Play financiar dhe për të mos shitur asnjë nga yjet, ndaj i ka bërë një ofertë mjaft joshëse Juventusit, për të arritur në një përfundim që të kënaqë të dy klubet.
Alvaro Morata te Juventusi, plus 55 milionë euro, me Higuain dhe Ruganin që do të shkonin në Londër: ky është propozimi i Çelsit sipas gazetarit Alfredo Pedula, që nëse do realizohej, do digjte keq Milanin, sepse kuqezinjtë kërkojnë sulmues.
Gjithsesi, Juve nuk dëshiron sulmues, sepse ka Ronaldon e të tjerë, ndaj Morata e shumta do të merrej për t’u xhiruar te Milani, gjithnjë nëse kuqezinjtë janë dakord.
Vetëm 10 ditë kohë ka Çelsi, Juventusi duhet të vendosë dhe është një ndeshje shahu, ku duhen përdorur të gjitha lëvizjet.