Kandidat për stolin e Vllaznisë, trajneri kërkon “vetëm 2,000 euro”

Zgjedhja për të vepruar jashtë kornizave standarde në gjetjen e trajnerit dhe drejtorit sportiv me aplikime u kthye në temën e ditës te Vlllaznia. Shumëkush u tall me këtë ide të klubit, por të interesuarit direkt e morën seriozisht.

Në orët finale përpara përzgjedhjes, zbulohet një prej atyre që hodhën kandidaturën. Dervish Haxhiosmanoviç, i cili në stolin kuqeblu ka fituar titullin kampion dhe Superkupën në vitin 2001 dhe Kupën e Shqipërisë në vitin 2008. Pikërisht trajneri malazez ka sjellë tre trofetë e fundit në Shkodër dhe asnjeherë nuk e ka fshehur dëshirën të rikthehet.

Në aplikimin e tij (dorëzuar në gjuhën shqipe), Haxhiosmanoviç shkruante: “Kam dëshirë të jem trajner i Vllaznisë dhe në 100 vjetorin e klubit ta dërgoj në Superligë, se aty e ka vendin dhe të luftojmë për titull dhe për kupat e Europës”.

Padiskutim kontributi i Dervish Haxhiosmanoviç ka qenë i madh. Edhe anbiciet dhe premtimet nuk janë më pak. Por… ka një problem: paga. Burime pranë trajnerit malazez janë shprehur se “ai vjen për Vllazninë e tij dhe që e ka përzemër, edhe për vetëm 2,000 euro”.

Natyrisht flitet për rrogë mujore! Shifër e lartë për një klub, që do të luajë në Kategorinë e Parë dhe prioritet ka shkurtimin e shpenzimeve. Sa për paralelizëm, pagesa që pretendon Haxhiosmanoviç është “vetëm” sa 10- fishi i pagës minimale në Shqipëri. Kjo, për klubin e zemrës, nuk quhet sakrificë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online