Superclasico “pajton” Mesin e Ronaldon

Superclasico midis Riverit dhe Bokës, e vlefshme për finalen e kthimit të “Copa Libertadores” do të luhet mbrëmjen e së dielës, në “Santiago Bernabeu”. Një sfidë që u spostua në Madrid, si pasojë e incidenteve të ndodhura midis tifozëve të Riverit, të cilët sulmuan autobusin e lojtarëve të Bokës.

Sfida do të jetë një ndër më të ndjekurat në historinë e Libertadores dhe çdokush do të bënte gjithçka për të qenë në stadium për superpërballjen, madje dhe dy superyje si Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo.

Siç raportohet së fundmi, të dy lojtarët do të jenë të pranishëm në Bernabeu për të parë nga afër finalen, ku Florentino Perez duket se ka kërkuar që t’i ulë afër njëri-tjetrit. Kjo do të jetë e para e herë për Ronaldon në Madrid, që pas transferimit të tij te Juventus këtë verë.

Barcelona do të luajë ndaj Espanjolit ditën e shtunë, ku një ditë më pas Mesi pritet të udhëtojë drejt Madridit, teksa Ronaldo e ka me të lirë axhendën, pasi Juventus luan të premten ndaj Interit dhe fundjava e Kristianos do të shpenzohet e gjitha në kryeqytetin spanjoll sipas të gjitha gjasave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online