“Derisa vdekja dhe… futbolli modern të na ndajë”, Atletiko nuk i harron tifozët e përjetshëm!

Jemi mësuar e kemi dëgjuar histori nga më të ndryshmet të dashurisë së tifozëve për ekipet e zemrës. Një lidhje që mjafton njëherë të ta mbushë zemrën, për të mos u ndarë deri në fund të jetës, madje dhe përtej saj.

Një rast unik nga vjen nga Spanja. Atletiko Madrid kishte vendosur t’u jepte shansin tifozëve të thekur të pushonin në përjetësi pranë ekipit të zemrës. Në stadiumin e vjetër “Vincente Calderon”, klubi kishte menduar të krijonte një hapësira për 4200 “varre” për ata, të cilët dëshironin të ishin afër Atletikos së tyre.

Klubi vendosi të ndërtonte stadiumin e ri “Wanda Metropolitano”, por nuk i ka harruar tifozët besnikë, të cilët prehen në stadiumin e vjetër. Ai do të prishet dhe presidenti i “colchoneros”, Enrike Cerezo, ka gjetur zgjidhjen.

Kreu i klubit ka dhënë “ok” për nisjen e operacionit të transferimit të tyre te stadiumi i ri. “Do t’i s’postojmë në stadiumin aktual, po e bëjmë për mirë, duke u kërkuar leje të gjithë familjeve”, shprehet Cerezo për “AS”.

Stadiumi i vjetër “Vincente Calderon”

Hapësira për tifozët përbëhet nga 2500 kolona të madhësive të ndryshme. Për momentin, në “Vincente Calderon” pushojnë 30 tifozë, 120 të tjerë kanë rezervuar një gjë të tillë, ndërsa pagesa për të pushuar gjithmonë pranë Atletikos ka një kosto prej 4 mijë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online