Sulmuesi shqiptar i Bazelit, Albian Ajeti, është kthyer në një lojtarë të shumëkërkuar nga ekipet angleze. Pak ditë më parë drejtuesit e klubit zviceran pranuan ta shisnin te Uest Bromuiç Albion, por kërkesat e larta financiare të lojtarit bënë që transferimi të dështonte.
Së fundmi një tjetër klub anglez ka shfaqur interes për 22-vjeçarin. Bëhet fjalë për londinezët e Uest Hem, të cilët sipas medies zvicerane “Blick” janë të gatshëm për të paguajnë 10 milionë euro për të siguruar shërbime e Ajetit.
Në ndryshim nga Uest Bromuiç Albion, Uest Hem është një ekip me financa shumë të shëndosha dhe plotësimi i kërkesave të lojtarit vështirë të jetë problem. Megjithatë, konkurrenca në këtë klub është shumë më e larë me lojtarë si Haller dhe Çiçarito, të cilët janë një nivel shumë i lartë nga konkurrenca me të cilën është mësuar Ajeti deri më tani.