Kevin Strotman është shumë pranë largimit nga skuadra e Romës. Mesfushori holandez luan prej pesë sezonesh te skuadra verdhekuqve, por tani ka ardhur momenti që palët të ndahen. Destinacioni i i ri 28-vjeçarit është Franca. Ku ekipi i Marsejës i ka bërë një ofertë që nuk mund ta refuzojë.
Rudi Garsia, trajneri i tij i mëparshëm te Roma tri vite më parë është personi që po insiston ta sjellë mesfushorin te skuadra ku drejton aktualisht. Te Marseja Strotman do të jetë një lider i padiskutueshëm dhe gjithashtu edhe lojtari më i paguar në ekip së bashku me fantazistin Dimitri Paje.
Vetë trajneri i Romës konfirmoi para gazetarëve se Strotman është në bisedime me një ekip tjetër në konferencën që i parapriu ndeshjes së verdhekuqve me Atalantën. Por, derisa kjo çështje të zgjidhet nëjherë e mirë, 28-vjeçari do të vazhdojë të jetë i gatshëm për teknikun italian.