Abazaj nuk duket, disfata për Ramadanin e Zenelin

Fundjava është e mbushur me ndeshje. Vejle BK, skuadra e Ylber Ramadanit, është mposhtur në shtëpi sot me rezultatin e pastër 0-2. Ekipi i drejtuar nga Adolfo Sormani u befasua nga Odense, që mori fitoren e parë në këtë kampionat.

Ramadani, si zakonisht e nisi nga minuta  e parë dhe e mbylli takimin në fushën e blertë. Titullar ishte edhe Arbnor Muçolli, i cili është pjesë e Shqipërisë U21. Mesfushori qendror luajti vetëm 56 minuta. Ndryshe nga dy lojtarët e mësipërm, Kristal Abazaj tek Anderlehti akoma nuk ka debutuar në një ndeshje zyrtare.

Sulmuesi anësor nuk ishte përfshirë në 18-she nga ekipi belg për transfertën me klub Bryzh. Anderlehti u mposht me rezultatin 2-1. Humbje edhe për Arbër Zenelin. Herenveni i tij u mposht me rezultatin 3-5 nga Fejnordi, ndërkohë që sulmuesi anësor luajti deri në minutën e 72-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online