Kastrioti kapitullon pa kushte, Bregu udhëheq Skënderbeun

0

Skënderbeu ka kaluar me sukses edhe ndeshjen e dytë të kampionatit. Këtë herë luante në transfertë kundër Kastriotit, por korçarët kanë fituar me rezultatin 0-3. Dy gola të shënuar në pjesë të parë dhe një në fund të takimit i dhanë pikët e plota bardhekuqve.

Demte ishte ai që i hapi rrugë fitores, kurse Bregu më pas shënoi edhe dy golat e tjerë. Të dytin e realizoi me goditje dënimi, duke shtangur portierin Kuka. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.

Në të dytën Kastrioti u mundua shumë ta hapte takimin, madje iu afrua golit me Markun dhe Çutrën, por pa sukses. Skënderbeu gjithashtu mund të kishte shënuar golin e tretë, që në fakt e realizoi në fund.

Pas një aksioni të Oto Xhon, Bregu ishte ai që e çoi topin në rrjetë. 0-3 dhe llogari të mbyllura. Skënderbeu shkon në kuotën e 6 pikëve, kurse Kastrioti u gëzohet tre pikëve të marra një javë më parë në Gjirokastër.

EPISODET

86′ GOL – Galopim i Oto Xhon, i cili merr një top nga mesfusha dhe shmang një nga mbrojtësit vendas. N hyrje të zonës shërben për Bregun, i cili nuk gabon para portierit Kuka

82′ – Goditje dënimi, Çutra provon me një goditje të fortë, që ndalet nga portieri Teqja. Mundësi e mirë për Kastriotin.

80′ – Stijepoviç kroson fort në zonë, sulmuesi Marku rrezikon me një goditje me kokë. Topi përfundon jashtë kuadratit.

63′ – Krasniqi provon me një diagonale në hyrje të zonës, topi shkon pranë shtyllës së djathtë pingule.

59′ – Bregu i afrohet golit të tretë. Sulmuesi anësor goditi fort brenda zonës, por nuk gjeti dot kuadratin. Mundësi e mirë shënimi.

52′ – Xhynejt Çutra, i cili njihet për goditjen e tij, provoi të befasonte nga distanca. Gjuajtja e tij ishte e pasaktë.

47′ – Taulant Marku rrezikon me një goditje me kokë pas një harkimi në zonë nga Çutra. Pret Teqja.

37′ – Gripshi nga e djathta kërkon Krasniqin, sulmues e devijon topin, që shkon në duart e portierit Kuka.

34′ – Kastrioti kishte mundësinë të ngushtonte shifrat. Teqja nuk largoi një top si duhet, por Bardhi me portën e boshatisur nuk gjeti dot rrugën e rrjetës. Mbi tra goditja e mesfushorit.

30′ GOL – Dejvi Bregu befason portierin Kuka me një goditje dënimi në pozicion ballor. Vlonjati e dërgoi topin në trekëndësh.

16′ GOL – Kros nga e djathta e sulmit korçar, Krasniqi ul topin për Demte dhe mesfushori shumë pranë portës tregohet i saktë në goditjen e tij. Kuka detyrohet të nxjerrë topin nga rrjeta.

12′ – Vangjeli futet në zonën e Kastriotit, mbrojtësi kërkon të shërbejë për Krasniqin, por e çon toipin në duart e portierit Kuka. Një minuë më pas Bregu provoi nga distanca, e pasaktë gjuajtja e sulmuesit anësor.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 2

E diel, më 26 gusht, ora 16:45
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI-SKËNDERBEU 0-3
Shënues: Demte 16′, Bregu 30′, 86′

Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Domgjoni (Marku 46′), Stijepoviç, Mziu (Vatnikaj 76′), Çutra, Ymeraj (Atsina 46′), Bardhi, Rahim. (Në dispozicion: Puja, Shehu, Caca, Shehi).
Trajner: Elvis Plori

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte (Lulaj 74′), Gripshi (Kaba Sambou 85′), Bregu, Krasniqi (Oto Xhon 85′). (Në dispozicion: Dajsinani, Gavazaj, Pëllumbi, Ajzeraj).
Trajner: Orges Shehi.

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Emirion Sino
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Mikel Shestani
Kartonë të verdhë: Mziu 53′, Çela 73′ / Aliti 49′

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.