Strakosha sfidon Gjimshitin, në Itali jepet trofeu i dytë

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet finalja e “Coppa Italia”, ku do të vihen përballë Atalanta e Berishës e Gjimshitit dhe Lacio e Strakoshës.

Në kuadër të takimit, “Sky Sport” ka bërë me dije formacionet e mundshme, me të dyja ekipet që luajnë gati-gati me të njëjtin modul. Atalanta e Gasperinit vjen me 3-4-1-2 e zakonshëm, ku Gomez është në mbështetje të dyshes Iliçiç-Zapata në sulm.

Në portë pritet të jetë Golini, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Gjimshiti-Mazielo-Palomino. Nga krahët luajnë Kastanje dhe Hateboer, ndërsa De Run dhe Froiler mbulojnë qendrën e mesit të fushës.
Nga krahu tjetër, Lacio i Simone Inzagit luan me 3-5-2 të pastër, ku në majën e sulmit luajnë Korrea e Imobile. Në katërkëndësh është portieri i kombëtares Tomas Strakosha, ndërsa përpara tij në mbrojtje janë Luiz Felipe, Açerbi e Bastos.

Nga krahët luajnë Romulo e Luliç, ndërsa në qendër Parolo e Lukas Leiva. Luis Alberto do të jetë pak më i avancuar, teksa shpesh do të kalojë edhe në mbështetje të dy sulmuesve.

ATALANTA (3-4-1-2): Gollini; Mazielo, Palomino, Gjimshiti; Hateboer, De Run, Froiler, Kastanje; Gomez; Iliçiç, Zapata

LAZIO (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Açerbi, Bastos; Romulo, Parolo, Lukas Leiva, Luis Alberto, Luliç; Korrea, Imobile

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online