Stoli i Interit, kushti i çmendur dhe Murinjo jashtë gare

Antonio Konte është gati të marrë drejtimin e Interit, por vetëm më një kusht. Të bëhet trajneri më i paguar në Serinë A. Ish-trajnerit të Çelsit i pëlqen ideja e kthimit në atdhe dhe në krye të stolit zikaltër.

Sipas prestigjiozes “The Sun”, përtej këtij pëlqimi ai nuk dëshiron të kthehet për një pagë neto nën 9 milionë sterlina. Nëse Interi do të pranonte këtë kusht, Konte do të kalonte Alegrin (trajnerii Juventusit pwrfidton 6.5 milionë sterlina) si trajneri më i paguar në Itali.

Për të zëvendësuar Spaletin në sezonin e ardhshëm në skenë është edhe Mourinjo. Megjithatë italiani pëlqehet shumë nga drejtori i përgjithshëm Marota, me të cilin Konte ka punuar për disa vite tek Juventusi. Portugezi ka kaluar në plan të dytë tashmë. Konte ka që nga fundi i sezonit të shkuar që nuk drejton një skuadër dhe Interi shihet si mundësia më reale për 49-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online