Detajet dhe momenti i firmës, të reja mbi trajnerin e Shqipërisë

Pasuesi i Kristian Panuçit, sikurse edhe është raportuar  në mediat italiane, do të jetë Edi Reja. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por as sekret interesimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për ish-teknikun e Napolit nuk është. Madje, Armand Duka, kreu i FSHF-së, e ka takuar në Shkodër në dhe Bolonja trajnerin italian.

Firma ende nuk ka ardhur, edhe pse ka dëshirë për bashkëpunim. Ana financiare është vendimtare. Dihet që FSHF nuk i ka të pafundme burimet financiare dhe në këtë aspekt jemi të limituar. Kjo ka bërë që edhe shumë pista të binin poshtë. Kërkesat e tyre financiare i kalonin 400 mijë eurot dhe për ne ishin “mollë e ndaluar”.

Telesport raporton se Reja nga ana e tij ka kërkuar një muaj kohë që të përgatisë ekipin për në qershor. Kështu, duhet pritur fundi i këtij muaji për të nënshkruar kontratën që i lidh palët zyrtarisht. Gjatë kësaj periudha Duka do të ketë një tjetër mision dhe lidhet me përfitimet që Reja dhe stafi i tij do të marrë.

Vetë Reja kërkon 25 mijë euro në muaj, 5 mijë më shumë se sa Panuçi merrte së bashku me stafin e tij. Tekniku italian do të ketë edhe ndihmës italin, Alesandro Kalorin, i cili së fundmi është shkarkuar nga Ternana. Në total marrëveshja shkon në 300 mijë euro dhe po bisedohet për detajet. Objektivi është ulja e shifrës që kërkon Reja, sigurisht duke vendosur klauzola në varësi të objektivave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online