Statistikat e bëjnë Suson më të mirin, Kaldara i pafat

Suso është njeriu i momentit te Milani. Mëngjarashi spanjoll regjistroi një gol dhe një asist në fitoren 3 – 2 të Milanit ndaj Sampdorias. Paraqitjet e mira të 24-vjeçarit mbështeten dhe nga analiza statistikore e sajti të njohur “whoscored.com”.

Sipas algoritmit të këtij sajti, Suso është lojtari më në formë në Itali me një vlerësim mesatar prej 7.95, Kristiano Ronaldo renditet i dyti me vetëm 0,02 pikë diferencë nga spanjolli, ndërsa vendin e fundit në podium e merr argjentinasi Rodrigo De Paul. Në nëntë ndeshje Suso ka shënuar tri gola dhe ka shërbyer 7 asiste për shokët e tij të skuadrës, ndjekësi më i afërt i tij përsa i përket asisteve është Kualjarela i Sampdorias me pesë asiste.

Por, nuk ka vetëm lajme të mira për skuadrën e Gatuzos. Qendërmbrojtësi Matia Kaldara ka pësuar një dëmtim tjetër, që pritet ta lërë për dy muaj jashtë fushave të blerta. Një lëndim në menisk është konfirmuar nga vetë Gatuzo para gazetarëve pas ndeshjes me Sampdorian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *