Mbape në stol për arsye disiplinore, e konfirmon trajneri

Mund të jesh kampion bote, mund të jesh lojtari më i mirë i skuadrës, mund të jesh dhe lojtari m premtues në botë, apo një nga më të shtrenjtit, por para trajnerit të gjithë duhet të jenë të barabartë. Një mesazh të tillë e ka dhënë trajneri Tomas Tuhel që i befasoi të gjithë kur prezantoi formacionin titullar dhe pjesë e tij nuk ishte Kilian Mbape.

Francezi vendosi fatin e takimit, vetëm 3 minuta pasi hyri në lojë, megjithatë kishte një arsye pse ai nuk ishte titullar. Vetë trajneri pas ndeshjes ka zbuluar se ai kishte zgjedhur që 19-vjeçari dhe Rabiot e nisën nga stoli, për arsye disiplinore, kjo pasi ishin bashkuar me vonesë me skuadrën.

“I lash në stol që të dy, pasi kishin thyer rregulloren. Ishte e domosdoshme që të merrnim masa. Nëse një lojtar vonohet në një seancë stërvitore ai do të mbetet jashtë skuadre. Grupi është mbi individin, kjo gjë nuk duhet harruar. Mbape foli me vepra pasi u aktivizua. Ne presim shumë prej tij. Nuk është aspak e lehtë për mua dhe mund të them se e urrej faktin që të luaj pa të. Nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mirë, por ata që u aktivizuan bënë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online