Stankoviç: Lacio – Inter e veçantë për mua, një sfidë kampionësh

0

Dejan Stankoviç do ta ketë të vështirë të zgjedhë një anë në takimin e së hënës në “Olimpico” midis Lacios dhe Interit. Mesfushori serb ka luajtur për gjashtë vite për kryeqytetasit dhe për nëntë vite me zikaltrit. Është mëse e qartë që lidhja e tij më këtë dy klube është shumë e fortë. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, mesfushori koment foli mbi rëndësinë e këtij takimi për të.

“Nuk mund të japë një parashikim. Interi ka një transfertë shumë të vështirë, pasi ata vijnë nga dy ndeshje ku u është dashur të shpenzojnë shumë energji. Te Lacio këtë sfidë e shikojnë si një mundësi hakmarrje për sfidën e fundit të sezonit të kaluar, ku humbën shansin për të marrë pjesë në Champions”.

BETEJA E BOMBERAVE – “Ikardi është i që “tërheq karrocën”. Një djalosh shumë serioz dhe një sulmuesi i madh. Kam luajtur pak me të dhe mund t’iu them se profesionistët si ai janë të rrallë. E ka treguar vit pas viti se e meriton ta veshë atë fanellë.  Imobile është një lojtar zone. Ai nuk fal kurrë po i erdhi një rast porte, është ndër më të mirët në botë në atë aspekti, por kjo nuk do të thotë se është një sulmues statik, pasi ai është një lojtari i zhdërvjellët”, përfundoi Stankoviç.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.