Spaleti: E ardhmja ime lidhet me diçka, ja e vërteta e postimit në “Insta”

Luçiano Spaleti ka dalë para mediave italiane në kuadër të ndeshjes së nesërme për Serinë A kundër Frozinones. Trajneri i zikaltërve ka prekur disa çështjë. Lajmet për zëvëndësimin e tij në sezonin e ardhshëm dhe dy qendrat e sulmit, Ikardi dhe Lautaro Martinez, dy qendërsulmues për një vend titullari ishin “patatet e nxehta” të bisedës së tij me gazetarët e pranishëm. Trajneri u pyet edhe për një postim që pati bërë në Instagram, ku uronte lojtarët e tij dhe i bëntë thirrje të mendonin për të tashmen.

E ardhmja e tij- “Kam folur me drejtuesit. Nuk do të ketë asnjë keqardhje në fund. Çdo gjë do të vendoset nga arritja e objektivave. Ka harmoni në grup dhe do të bëjmë maksimumin për të arritur qëllimet tona.”

Postimi në Instagram- “Shkruajta për t’i dhënë rëndësi punës dhe profesionalizmit të lojtarëve. Të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të mendojnë vetëm për të tashmen.”

Lajmet për zëvëndësimin e tij- “Nuk do të komentoj asgjë rreth asaj që është shkruar për stolin e Interit. Mediat shkruajnë shumë gjëra, që mund të jenë edhe gënjeshtra.”

Lautaro dhe Ikardi- “Lautaro është rikuperuar nga dëmtimi dhe është gati për të luajtur. Ai dhe Mauro kanë karakteristika të ndryshme. Mauro është më i mirë në zonën e rreptësisë. Martinez e luan më mirë topin dhe vjen e merr atë edhe mbrapa.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online