Spaleti: Askush nuk ka para për Shkriniar, thashethemet po na dëmtojnë  

Lajmet e merkatos në lidhje me largimin e Shkriniar dhe qendërmbrojtësit tjetër Miranda kanë shqetësuar jo pak ambientin zikaltër. Në daljen për shtyp, mbas fitores ndaj Beneventos, trajneri i zikaltërve, Luçiano Spaleti, foli për të dyja rastet në fjalë.

SHKRINIAR – “Asnjë klub në planet nuk ka para për të blerë kartonin e Shkriniar. Ai është i pashitshëm, arsyeja se ai është akoma pjesë e Interit është shumë thjeshtë, asnjë skuadër nuk mund ta përballojë atë”.

MIRANDA – “Këto lloj thashethemesh na dëmtojnë shumë. Nëse Miranda i ka thënë dikujt se ka dëshirë të largohet, ai person nuk kam qenë unë. Çdo herë që i kam dhënë mundësi, Miranda ka luajtur shumë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online