Sondazhi i tifozëve zikaltër, edhe interistët “masakrojnë” Ikardin

Mauro Ikardi dhe Interi duken shumë pranë “divorcit”. Sulmuesi argjentinas nuk është më kapiten i skuadrës dhe zhvillimet e fundit brenda kampit zikaltër sugjerojnë se 26-vjeçari me shumë gjasa do të largohet në merkaton e verës, me shumë skuadra që janë vënë pas shërbimeve të tij.

Sot, “TuttoMercato” ka bërë një sondazh me pyetjen nëse Interi ka bërë veprimin e duhur ku i hoqën shiritin e kapitenit argjentinas dhe mbi 9 mijë tifozë votuan. Mbi 87% e tifozëve ishin dakord me vendimin e klubit për t’i hequr shiritin sulmuesit, ndërsa 12% mendonin të kundërtën.

Duket qartë se dhe tifozët zikaltër i janë kthyer kundër sulmuesit, situata e të cilit është ende e paqartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online