Fabregas nuk e harron Çelsin, tifoz i bluve edhe në… Spanjë!

0

Sesk Fabregas u largua nga Çelsi në janar për t’iu bashkuar Monakos në Francë, pas katër sezoneve e gjysmë të mbushur me suksese. Dy tituj Premier Lige, një Kupë FA dhe një “Carabao Cup” ka fituar spanjolli me fanellën e Çelsit, duke kaluar një nga periudhat më të suksesshme të tij si futbollist.

Edhe pse është larguar nga blutë e Londrës, Fabregas vazhdon të jetë një tifoz i Çelsit dhe një foto e tij e publikuar në rrjetet sociale është kthyer në qendër të vëmendjes.

Krahas legjendës së Barcelonës, Karlos Pyjol në një eveniment bamirësie të zhvilluar në Spanjë, Fabregas është fotografuar duke ndjekur ndeshjen e Çelsit kundër Mançester Junajtid nga telefoni i tij, foto që është shpërndarë më pas edhe nga klubi i Çelsit. Për fat të keq, blutë u mposhtën nga “Djajtë e kuq”, duke u eliminuar nga Kupa FA.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.