VIDEO | BATE reziston vetëm katër minuta, Frankfurti vijon të mahnisë

Janë mbyllur gjysmat e sfidave të kthimit të fazës së 1/16-ave të Europa League, duke përcaktuar kështu 8 ekipet që kalojnë në fazën tjetër. Arsenali ka respektuar pritshmëritë, teksa ka shkatërruar BATE-n me shifrat 3-0, ku në ndeshjen e parë kishin pësuar një disfatë me shifrat minimale.

Volkov ishte i pafat që në minutën e 4-të, pasi devijoi topin në portën e tij duke i dhënë avantazhin Arsenalit. Në fundin e pjesës së parë ishte Shkodran Mustafi, i cili pas një krosimi të Granit Xhakës shënoi golin e dytë.

Në fraksionin e dytë u luajt e njëjta melodi, teksa ishte përsëri Xhaka me një krosim, i cili gjeti Sokratis në zonë, për të shënuar golin e tretë të sfidës.

Napoli ka marrë një fitore pa probleme ndaj Zyrihut me shifrat 2-0, ku Hysaj luajti për 90 minuta. Frankfurti nga ana tjetër vijon me paraqitjet fantastike këtë sezon në Europa League, ku ka shkatërruar me shifrat 4-1 ndaj Shaktarit të Donetskut.

Salcburgu ka treguar forcën që ka në këtë kompeticion, teksa ka triumfuar me shifrat 3-0 ndaj Klub Bryzhit që në pjesën e parë.  Dinamo Zagreb dhe Zenit gjithashtu kanë siguruar nga një biletë për më tej, teksa kanë eliminuar respektivisht Plzen dhe Fenerbaçen.

Arsenal – BATE Borisov 3-0
Shënues: Volkov 4’(aut.), Mustafi 39’, Sokratis 60’

Dinamo Zagreb – Plzen 3-0
Shënues: Orsiç 15’, Dilaver 34’, Petkoviç 73’

Ajntraht Frankfurt – Shaktar Donetsk 4-1
Shënues: Joviç 23’, Haler 27’(pen.), 80’ / Moraesh 64’

Napoli – Zyrih 2-0
Shënues: Verdi 43’, Unas 75’

Salcburg – Klub Bryzh 4-0
Shënues: Shlager 17’ Daka 29’, 43’, Dabur 90+4′

Valencia – Sëlltik 1-0
Shënues: Gameiro 70’

Vijarreal – Sporting 1-1
Shënues: Fornals 80′ / Bruno Fernandes 45+1’

Zenit Shën Petersburg – Fenerbaçe 3-1
Shënues: Ozvodev 4’, Azmun 37’, 76’ / Moses 43’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online