Solskjaer vendos: Lukaku në listën e largimeve, “buzëqeshin” në Itali

Trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer nuk është një admirues i lojës së sulmuesit belg, Romelu Lukaku dhe si pasojë, numri 9 i “Djajve” është emri i parë që do të largohet në merkaton e verës. Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike, “The Sun”, bomberi belg është me një këmbë jashtë “Old Trafford” dhe ky është një lajm shumë i mirë për Interin.

Zikaltrit duhet të zgjidhin çështjen “Ikardi”, me sulmuesin argjentinas që me shumë gjasa do të largohet në verë. Duke parë një largim të mundshëm të ish-kapitenit të tyre, Lukaku shihet si emri ideal për të përforcuar sulmin. Spaleti nuk e ka mohuar interesimin për Lukakun, por belgu do të jetë një transferim i shtrenjtë.

Megjithatë, duke parë që Lukaku nuk bën pjesë në planet e Solskjaer, bordi drejtues i Mançester Junajtid është i gatshëm të hapë negociatat, në mënyrë që të arrihet të një shifër e kënaqshme për të dyja klubet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online