Shulku: Policia ta ndajë mendjen, po “mbyten” klubet. Ja ç’ndodh në rrethe

Çështja e sigurisë në stadiume ka qenë temë e diskutuar gjerë e gjatë para nisjes së sezonit, por edhe pas çdo ndeshjeje që është shoqëruar me problematika të ndryshme. Kemi parë në Superiore tifozë të futur në fushë dhe sende të hedhura, ndërkohë që Policia qëndron jashtë stadiumeve, por jo gjithmonë.

DY STANDARDET – Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka folur në lidhje me praninë e forcave të rendit në stadiumi dhe mënyrën se si Policia e Shtetit e zbaton ligjin. Ai vë në dukje një problematikë dhe tregon se FSHF ka bërë një kërkesë që policia të jetë në brendësi të stadiumeve.

“Kemi raste kur Policia hyn brenda në stadiume, sikurse kemi raste kur Policia nuk hyn brenda në stadiume. Kjo do të thotë që interpretimi i ligjit bëhet në mënyrë selektive. Do të ishte e mira që të merrej një vendim i prerë: Policia do të futet në stadiume ose të mos futet në stadiume. Ne si Federatë e kemi bërë kërkesën tonë që Policia duhet të jetë e pranishme në stadiume, por siç edhe e thashë, nëse e kanë interpretuar ligjin në këtë formë, nuk duhet të jenë në stadiume. Jo në disa stadiume të futen dhe në disa jo.”

KOSTO E LARTË – Problem më vete është edhe kostoja që kanë klubet. Në qytete të vogla as që gjen dot forca sigurie private dhe Bashkitë detyrohen të gjejnë zgjidhje momentale dhe në kundërshtim edhe me ligjin madje.

“Po marrim rastin e një klubi të vogël që financohet nga Bashkia respektive. Ne e dimë shumë mirë se sa janë buxhetet e një Bashkie të vogël. T’i shtosh edhe koston e pagesës së Policisë private, në një ndeshje derbi të zonës ku do të duhet një numër i madh stjuartësh, është mbytëse. Nuk duhet harruar edhe fakti që ai qytet ose ajo zonë nuk i ka aq stjuartë. Abuzohet më pas me kompanitë e stjuartëve nëpër rrethe, ku marrin persona të punësuar nëpër bashki dhe i veshin jelekun e stjuartëve për të treguar që ne kemi një numër të konsiderueshëm”, tregon Shulku në intervistën e dhënë për “ABC News”.

GJENDJA E STADIUMEVE –  “Pjesa më e madhe e klubeve në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë kanë kamera. Ndoshta Policia ka kërkuar perfekten. ‘Selman Stërmasi’, ‘Niko Dovana’, stadiumi ‘Skënderbeu’, stadiumi ‘Flamurtari’ kanë kamera, ashtu si edhe shumë stadiume të tjera. Ne e dimë se çfarë gjendje të vështirë financiare kanë klubet dhe bashkitë. Sektori i Licencimeve pranë FSHF-së i ka vendosur çdo vit kushte klubeve për ta përmirësuar infrastrukturën dhe çdo vit ka ardhur duke u përmirësuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online