“Solskjaer merr drogë më të fortë se Murinjo”, tifozët e Junajtid nuk përmbahen!

Mançester Junajtid nuk arriti të evitonte humbjen përballë Barcelonës në “Old Trafford”. Ndeshja e parë e turit çerekfinal të Champions Ligës u mbyll me rezultatin 0-1. Goli i Suarez i dha fitoren ekipit katalanas, ndërsa në Angli kanë nisur kritikat për… Solskjaer.

Një humbje minimale kundër Barcelonës qëndron, por tifozët e “Djajve të Kuq” kanë nisur ofensivën kundër trajnerit norvegjez. Dashuria me Solskjaer po shkon drejt fundit, pavarësisht si ai ka kryer një punë të madhe dhe firmosi me Junajtid për tri vite para disa ditësh.

Tifozët e akuzojnë për stilin difensiv, mënyrë loje që u ka kujtuar Zhoze Murinjon. “Solskjaer merr drogë më të fortë se Murinjo”, shkruan dikush, ndërsa një tjetër vazhdon: “Junajtid i Solskjaerit mori fund. Ky ekip është njësoj si ai i Murinjos. Lojtarët janë të frikësuar, të ç’organizuar dhe të dekurajuar”.

Kritikat e tifozëve vazhdojnë. “Djajtë e Kuq” kanë qenë gjithmonë një ekip ofensiv dhe i orientuar drejt lojës së bukur, ndërsa tani janë kthyer në një ekip difensiv.

Nuk më shqetëson loja me kundërsulme, por nuk duhet të pretendosh të jesh antiteza e Murinjos kur nuk je i tillë”, shkruan një tjetër tifoz. Ka nga ata që nuk e kanë pritur mirë faktin që trajneri viking do të qëndrojë tre sezone në ekip, madje nuk e besojnë akoma.

Solskjaer është shumë i mbivlerësuar. Nuk e besoj dot që klubi vendosi të firmosë për tre vite me të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online