Solari thuajse i larguar, Perez befason me zgjedhjen e tij

Santiago Solarit nuk i kanë mbetur edhe shumë ditë në krye të Real Madrid. “Los Blancos” u eliminuan brenda një jave nga Kupa e Mbretit, Champions League dhe humbja në “Santiago Bernabeu” ndaj Barcelonës i nxori përfundimisht jashtë garës për titullin e La Ligës.

Raportet e trajnerit me disa nga lojtarët janë si mos më keq dhe nuk duket se mund të ketë përmirësim të situatës.

Sipas “The Sun”, së shpejti klubi i Real Madrid pritet të dalë me një komunikatë zyrtare ku të njoftojë shkarkimin  e trajnerit dhe zëvendësimin  e tij me Roberto Karlos.

Ish-legjenda e Real Madrid do të jetë një trajneri i përkohshëm dhe pritet të firmosë një kontratë deri në fund të sezonit. Braziliani shërbejë për të normalizuar ambientin e tensionuar që ekziston prej muajsh te Real Madrid.

Gjithsesi, pavarësisht karrierës së madhe si lojtar, duhet thënë se Karlos ka zhgënjyer si trajner, ku pasur dy eksperienca të shkurtra në Turqi dhe Indi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online