Bajerni i Mynihut vazhdon ta ketë fati kundër përsa i përket dëmtimeve. Lojtari më i fundit që i është bashkuar infermierisë së tejmbushur të bavarezëve është fantazisti Hames Rodrigez. Në komunikatën e nxjerrë nga klubi gjerman konfirmohet se 27-vjeçari ka pësuar një këputje të pjesshme të ligamentit lateral të gjurit.
Pas këtij dëmtimi mund të thuhet me siguri se Hames e ka mbyllur me futbollin në vitin 2018. Kolumbiani pritet të rikthehet nën urdhrat e Niko Kovaç në muajin janar, kur do të fillojë dhe faza e dytë e sezonit në kampionatin gjerman.
Bad news ?@jamesdrodriguez has suffered a partial LCL tear in his left knee and will be out of action for several weeks ?
Get well soon! #MiaSanMia pic.twitter.com/psCkd2Wxd2
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) November 14, 2018
Hames është mesfushori i tretë i Bajernit që i bashkohet infermierisë, pas Tiago Alkantarës dhe Korentin Tolisos. Fatmirësisht për trajnerin Niko Kovaç, spanjolli do të rikthehet pas pushimit të kombëtarëve, ndërsa për francezi Toliso duhet treguar durim, pasi atij do i duhen dhe të paktën 4 muaj që të shkelë sërish në fushat e blerta.