Simeone nuk ndërhyn: Godin? Kam folur njëherë me të, e zgjidh me klubin

Ditët e fundit kryefjala e merkatos në kampin e ekipit të Interit, ka qenë pikërisht Diego Godin. Nga mediat u bë me dije se, mbrojtësi ka arritur një marrëveshje me klubin zikaltër dhe do të kryejë vizitat mjekësore gjithashtu në ditët në vijim.

Lidhur me këtë çështje ka folur vetë trajneri i Atletikos, Diego Simeone, i cili ka deklaruar se Godin dhe drejtuesit e klubit e vendosin vetë për të ardhmen. Një deklaratë, që nënkupton se kapiteni mund të largohet.

Ajo që unë besoj është se dhe Godin dhe Atletiko po kërkojnë zgjidhjet më të mira dhe mundësinë më të mirë për të dyja palët. Shoqëria dhe lojtari e dinë atë që unë mendoj dhe do të duhet të vendosin se çfarë mendojnë se është më e përshtatshme për të ardhmen. Nëse kam biseduar me Godin? Nuk ka nevojë. Ai e di se çfarë mendoj. Kam biseduar me të në të kaluarën dhe nuk ka nevojë ta bëj përsëri”, përfundoi Simeone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online