Solari nuk duron më: Mos na akuzoni kot!

Reali i Madridit e nisi me një barazim 2-2 kundër Vijarealit vitin 2019, ndërsa nesër pret Real Sociedad në shtëpi. “Los Blancos” renditen në vendin e katërt me 30 pikë, shtatë më pak se Barcelona kryesuese.

Santiago Solari ka folur në konferencën për shtyp përpara përballjes me ekipin bask, duke prekur disa tema. Trajneri argjentinas ka mbrojtur ekipin nga kritikat e shumta. Ata po sakrifikojnë dhe kjo gjë duhet vlerësuar.

Solari tregon dhe objektivat e klubit, ndërsa e mbyll prononcimin e tij me një koment për Marselon dhe Iskon, të cilët shihen si largimet e radhës nga ekipi madrilien.

EKIPI – “Do të përballemi me shumë ndeshje në një kohë të shkurtër. Askush nuk merr pjesë në kaq kompeticione sa ne, kështu që është e vështirë. Lojtarët po japin maksimumin në çdo ndeshje dhe kjo nuk është në dyshim. Bejl luajti gjithë kohës me kavilje të fryrë, Lukas vrapon nga 14 km për ndeshje, Karvahal ka një zemër të madhe dhe sakrifikon shumë, ndërsa Modriç luajti me ethe kundër Vijarealit. Niveli i angazhimit të këtyre lojtarëve është shumë i rëndësishëm.”

OBJEKTIVI – “La Liga është një kompeticion i komplikuar, askush nuk i dhuron asgjë askujt dhe të gjithë mund të fitojnë kundër gjithkujt. Nuk duhen nënvlerësuar barazimet, si ai kundër Vijarealit. Sigurisht, duam të fitojmë gjithmonë, por mund të ndodhë gjithçka. Objektivi ynë është rritja e pozicionit në renditje. Jemi të lumtur, sepse kemi kaluar nga vendi i nëntë në të katërtin.”

MERKATO – “Marselo ka kaluar gjashtë muaj të vështirë, për shkak të dëmtimeve të ndryshme, por po arrin të kapë ritmin. Ai është një lojtar thelbësor për ne, si në fushë ashtu dhe jashtë saj. Shpresojmë që të mos dëmtohet më dhe nuk do të nxitohemi me rikuperimin e tij. Isko? Kualiteti i tij është i rëndësishëm. Ai mund të jetë deçiziv në çdo rol. Teknika dhe cilësitë e tij janë të rëndësishme për ne.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online