Shtubina: Njerëz te Vllaznia më prishën transferimin jashtë! Ja pse vuan Partizani

0

Futbollisti i Laçit, Ndriçim Shtubina, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku diskutoi në lidhje me barazimin e marrë ndaj Partizanit dhe mbi një rikthim të mundshëm te Vllaznia.

“Besoj se ishte një ndeshje e mirë dhe e bukur për t’u parë. Besoj se rezultati është i drejtë. Partizani ushtroi shumë presion gjatë pjesës së dytë, por nuk pati shumë raste”.

SHTUBINA SI SULMUES – “Vitin e kaluar kishim një treshe sulmi shumë të mirë si Nika, Uzuni dhe Rexhinaldo, prandaj mu desh të fokusohesha te detyrat mbrojtëse. Këtë sezon dikush duhet të merrte përsipër të plotësonte diçka në sulm dhe më ra mua fati ta bëja këtë detyrë”.

OFERTA NGA JASHTË SHQIPËRISË NË TË SHKUARËN – “Unë kam pasur dy tre mundësi për t’u larguar nga Shqipëria, por nuk janë realizuar për fatin tim të keq. Atëherë nuk kam pasur menaxher personal, por personat te klubi i Vllaznisë nuk kanë ditur si t’i zgjidhin disa probleme. Gjithsesi nuk u dorëzova kurrë dhe vazhdova të luaja në Shqipëri”.

TRAJNERËT – “Kemi pasur 4 ose 5 trajnerë këtë sezon (qesh). Ka trajnerë që duan të luajnë me disa skema edhe kur nuk i kanë lojtarët e nevojshëm për atë skemë të caktuar”.

POZICIONI I PREFERUAR – “E kam të vështirë për të zgjedhur, por roli që po më pëlqen më shumë është mbrojtësi i djathtë. Duke parë moshën time, ndihem më rehat aty”.

PARTIZANI – “Besoj se Partizani e meriton kampionatin. Muajt e fundit nuk janë më agresivë. Kur duan të fitojnë ndeshje si ndaj nesh hasin vështirësi. Kur mbrohen i marrin pikët. Ndoshta kjo ndodh ngaqë kanë lojtarë të rinj dhe s’janë mësuar të fitojnë kampionatin”.

VLLAZNIA – “Besoj se çdo njeri do të kishte dëshirë që të luaj në ekipin e qytetit të fëmijërisë. Do të më pëlqente të rikthehesha te Vllaznia, por për momentin nuk përputhen shumë gjëra”.

KONTRATAT – “Në futbollin tonë nuk bëhen kontrata të gjata, pasi ndodh që futbollistët rehatohen dhe fillojnë të mos bëjnë stërvitje siç duhet. Këtu te Laçi presidenti ka qenë shumë korrekt me pagat. Kjo ka qenë një ndër arsyet që vendosja të vijoja me këtë skuadër”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.