Shkriniar ofendon Spaletin me komplimentin për Konten

0

Milan Shkriniar, mbrojtësi sllovak i Interit, edhe pse është u grumbulluar me kombëtaren nuk e harron klubin e tij. Një dorë ia japin edhe gazetarët, që e “ngacmojnë” me pyetje. Së fundmi ai ka bërë një analizë të sezonit të shkuar.

“Arritëm të kualifikoheshim në Champions, por fundi i kampionatit ishte i vështirë. Vendi i katërt është OK, por mund të kishim bërë edhe më mirë. Për fat të keq, ashtu si na ndodhi edhe sezonin e shkuar, nuk arritëm të shmangnim krizën dhe humbëm shumë pikë”, është shprehur Shkriniar sipas FCInter1908.it.

Fjalët e mësipërme janë OK, por kur pyetet për trajnerin e ri, Antonio Konte, në njëfarë mënyrë “fajëson” Luçiano Spaletin e larguar nga drejtimi i zikaltërve. “Konte? Nuk e kam takuar ende, por me ardhjen e tij do të ketë sfida të reja dhe pritshmëri të mëdha. Me të Interi mund të fitojë trofe”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.