Shkarkimi i Murinjos, Guardiola e Klop motivojnë portugezin

0

Jyrgen Klop dhe Pep Guardiola kanë komentuar shkarkimin e Zhoze Murinjos nga posti i trajnerit të Mançester Junajtid. Të dy rivalët e portugezit kanë vlerësuar punën e tij dhe janë shprehur të bindur se ai do të rikthehet së shpejti në botën e futbollit.

KLOP – “Askush nuk mund t’i heqë atij trofetë e shumta që ka fituar. Shpresoj që ta kujtoj mirë këtë dhe të mos merret me situatën negative të muajve të fundit. Mund ta imagjinoj se çfarë momentesh të vështira ka kaluar.  Murinjo është një trajner shumë ambicioz që do të ketë gjithmonë besimin tim të plotë”.

GUARDIOLA– “Jam gjithmonë i trishtuar kur marr vesh se më shkarkohet një koleg. Në atë lloj situate ne trajnerët jemi të vetëm. Unë i qëndroj pranë të gjithë kolegëve të mi, por i tillë është futbolli, rezultatet e këqija sjellin shkarkime. Murinjo nuk ka nevojë për mbështetjen time. Ai është një njeri i fortë. I uroj gjithë të mirat dhe së shpejti do ta shohim sërish”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.