Fiorentina për të rinj (Primavera) është kualifikuar për në finalen e madhe të titullit kampion në Serinë A, pasi ka eliminuar me penallti Juventusin në gjysmëfinale.
Në fakt, ishte Juventusi që eliminoi në një farë mënyre vetveten, sepse sulmuesi Kin, i cilësuar si fenomeni i ardhshëm i Juventusit, tentoi një penallti “alla Panenka”, por portieri i Fiorentinës e priti lehtësisht, duke vendosur gjysmëfinalen.
Juventusi kontrolloi ndeshjen në pjesën e parë dhe në minutën e 37-të Çelenca shënoi golin e avantazhit.
Në pjesën e dytë Kin humbi disa raste të pastra për të dyfishuar, ndërsa Fiorentina mbeti me 10 lojtarë, por habiti të gjithë në shtesë, sepse barazoi me anë të Sotil nga pika e bardhë, pas një faulli nga Semprini në vend të Gorit.
Ishte shenjë e fatit, sepse në shtesa nuk pati gola dhe u deshën 11-metërshat për të vendosur takimin. Pak minuta para mbylljes së shtesave u fut në fushë për Juventusin edhe talenti Andi Zeqiri, i cili i shkoi shumë pranë golit në minutën e 114-të.
Pikërisht Zeqiri shënoi 11-metërshin e parë të Juventusit, por Leris humbi penalltinë e dytë dhe Kin të katërtën në mënyrë qesharake dhe Fiorentina u kualifikua, sepse i shënoi 4 penalltitë që gjuajti.
#JuveFiorentina, #Kean sbaglia il cucchiaio! #Primavera ? @tvdellosport https://t.co/03ET2Ugavt pic.twitter.com/uBbghjnMvh
— Goal Italia (@GoalItalia) June 7, 2017