Mendes niset drejt Milanos, Milani do yjet e tij!

Milani nuk përmbahet. Merkato kuqezi është duke ecur me ritme të shpejta dhe nuk ka kohë për fjalë të kota, por vetëm vepra… Në fakt, Fasone dhe Mirabeli, pasi kanë siguruar treshen Musakio-Kesi-Rodrigez, tani janë duke mbyllur për Lukas Bilian e Lacios dhe Andrea Kontin  e Atalantës, edhe pse vëmendja  është e gjitha te një sulmues “big” dhe një lojtar që do të ngrinte edhe më shumë peshën dhe nivelin e skuadrës, si teknikisht, ashtu edhe në prestigj. Në fakt, strategjia e kinezëve është ajo për të shitur edhe shumë fanella dhe këtë do të mund ta bëjnë duke afruar një “top player”.

E teksa Morata ka vendosur që të mos vishet kuqezi, të paktën sipas deklaratave të tij, atëherë nga Real Madridi “Djalli” mund të synojë një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Hames Rodrigezin. Pikërisht për këtë arsye, agjenti i kolumbianit, Zhorzh Mendes, do të udhëtojë drejt Milanos për t’u takuar me drejtuesit e Milanit. Takim formal, për të provuar të gjejnë akord. Sakaq, një tjetër lojtar interesant i skuderisë Mendes është edhe Andre Silva, sulmuesi i Portos, që ka një vlerë rreth 40 mln euro dhe që e kemi parë në Shqipëri me Portugalinë, teksa na shënoi dy gola.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online