Sezoni aktual ka qenë tepër zhgënjyes për sulmuesin kroat Ivan Perishiç. 29-vjeçari ka shënuar vetëm tre gola në Serie A, ndërkohë dhe numri i asisteve është gjithashtu shumë zhgënjyes vetëm dy të tillë.
Në verën e 2017-ës, Zhoze Murinjo bëri çmos për ta sjellë kroatin te Mançester Junajtid, por drejtuesit e Interit kërkuan 60 milionë euro për kartonin e sulmuesit anësor, çka bëri që “djajtë e kuq” të stepen nga ky transferim.
Sot, një vit e gjysmë më vonë, interesi i Junajtid për lojtarin vazhdon edhe pse Murinjo është larguar. Sipas “Corriere Della Serra”, largimi i 29-vjeçarit nga Interi mund të realizohet nëse në tryezën e presidenti Stiven Zhang vjen një ofertë prej të paktën 40 milionë eurosh.