Marselo trondit Realin: Më lini të largohem, dua Juventusin!

Reali i Madridit padyshim po kalon një ndër sezonet më të vështira të tij prej shumë kohësh, ku largimi i Kristiano Ronaldos nga skuadra, duket se ka ndikuar më shumë nga çfarë pritej. Përveç ecurisë jo të mirë në kampionat, ku kanë diferencë nga Barcelona, tashmë vjen një tjetër lajm, që trondit jo pak ekipin “Los Blancos”.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Marselo kërkon të largohet nga kryeqyteti spanjoll. Prestigjozja italiane, ka raportuar se fjalët e mbrojtësit brazilian kanë qenë të qarta për drejtuesit e Realit të Madridit. “Në rast se Juventus bën një ofertë karshi meje, ju lutem me lini të largohem. Dua të shkoj te Juventusi”.

Këto thuhet që kanë qenë fjalët e Marselos, i cili më shumë se kurrë duket pranë ekipit bardhezi. Spekulimet nisën që në verë, në momentin që Ronaldo zgjodhi të largohej drejt Torinos. Braziliani, mik i ngushtë me yllin portugez, bëri një postim në Instagram, ku ndër të tjera thoshte: “Do të bashkohemi shumë shpejt”. Sipas gjasave, bashkimi duket se do të ndodhë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online