Serxhio Ramos dhe 25 kartonët e kuq, një rikthim në kohë

0

Serxhio Ramos është një lojtar që e njeh mirë kartonin e kuq. Mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit u ndëshkua sot në takimin përballë Zhironës me karton të kuq, i 25-ti në karrierën e tij. Një rikthim pas në kohë dhe se si Ramos është ndëshkuar kaq shumë herë.

1) Espanjol 1-0 Real Madrid, La Liga, 18 shtator 2005
I pari karton i kuq në karrierën e spanjollit. Dy kartonë të verdhë (min. 61’ dhe 87’)

2) Real Madrid 2-1 Olimpiakos, Liga e Kampionëve, 29 shtator 2005
Vetëm 10 ditë pasi mori kartonin e parë të kuq, Ramos ndëshkohet sërish. Në minutën e 91’, spanjolli ndëshkohet direkt me të kuqe pas një ndërhyrjeje të ashpër.

3) Real Sociedad 2-2 Real Madrid, La Liga, 27 nëntor 2005
Kundër Sociedadit, Ramos i prishi shumë punë skuadrës së tij, pasi e la në disavantazh të dy golave dhe të një lojtari më pak.

4) Real Madrid 3-3 Vijareal, La Liga, 7 maj 2006
Në ndeshjen e fundit të Zinedin Zidan, Ramos ishte protagonist. Pas një goditje me bërryl kundër Diego Forlan, spanjolli “skuqet” sërish.

5) Real Madrid 1-1 Atletiko Madrid, La Liga, 1 tetor 2006
Kartoni i parë i kuq në një derbi kryeqytetas. Ramos bëri dy faulle të ndëshkueshme me të verdhë njëri pas tjetrit dhe la Realin me një lojtar më pak.

6) Sevija 2-0 Real Madrid, La Liga, 3 nëntor 2007
Dy faulle të pakuptueshme dhe dy kartonë të verdhë. Kjo humbje e Realit i pa “Galaktikët” të zbresin në vendin e tretë në renditje, me Sevijan që i parakaloi.

7) Rekreativo 2-3 Real Madrid, La Liga, 1 mars 2008
Në këtë ndeshje, Ramos nuk ishte vetëm. Plot 3 kartonë të kuq, me kapitenin e Realit që u ndëshkua në minutën e 55’.

8) Majorka 1-1 Real Madrid, La Liga, 5 prill 2008
Dy kartonë të verdhë për 20 minuta. Një prekje topi me dorë në minutën e 46’ dhe një faull taktik në të 66-ën, bënë që Ramos ta mbyllte sfidën para kohe.

9) Real Madrid 4-3 Malaga, La Liga, 9 nëntor 2008
Karton i kuq i menjëhershëm. Ramos godet me shkelm në gjoks kundërshtarin Eliseu, me portugezin që qëndroi i shtrirë në fushë për shumë minuta.

10) Atletiko Madrid 2-3 Real Madrid, La Liga, 7 nëntor 2009
Derbi dhe karton i kuq përsëriten sërish. Ramos ndërhyn si lojtar i fundit kundrejt Serxhio Agueros dhe lë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

11) Ajaks 0-4 Real Madrid, Liga e Kampionëve, 23 nëntor 2010
Dy kartonë të verdhë për vonesa loje. Po, për vonesa loje, edhe pse Reali po fitonte me rezultat të thellë. Shumë menduan se e bëri me qëllim, në mënyrë që të zeronte kartonët për në fazën me eliminim direkt.

12) Barcelona 5-0 Real Madrid, La Liga, 29 nëntor 2010
David Vijës, Lionel Mesit, Çavit dhe Karlos Pyjol. Ramos i goditi të gjithë. Humbja 5-0 kundër Barcelonës mbahet mend edhe për këto veprime të Ramosit në fundin e ndeshjes.

13) Barcelona 2-2 Real Madrid, Kupa e Spanjës, 25 janar 2012
Karton i parë i verdhë për protesta dhe i dyti për një goditje me bërryl ndaj Serxhio Buskets. “El Clasico” e dytë radhazi që Ramos “skuqet”.

14) Vijareal 1-1 Real Madrid, La Liga, 21 mars 2012
Karton i kuq në ndeshjen e tij të 300-të për Realin e Madridit. Vetëm Serxhio Ramos e feston në mënyrë të tillë.

15) Real Madrid 4-0 Selta Vigo, Kupa e Spanjës, 2 janar 2013
Pas një kartoni të verdhë të panevojshëm në mesin e pjesës së parë, Ramos bëri një ndërhyrje shumë të ashpër kundër Augusto Fernandez. Karton i kuq i menjëhershëm, pavarësisht të verdhit!+

16) Real Madrid 2-0 Rajo Vahekano, La Liga, 17 shkurt 2013
Ramos shënoi, mori dy të verdhë dhe la skuadrën me një lojtar më pak brenda 20 minutash lojë. Rekord!

17) Real Madrid 4-1 Gallatasaraj, Liga e Kampionëve, 27 nëntor 2013
Spanjolli u ndëshkua me karton të kuq të menjëhershëm në minutën e 26’. Me këtë karton të kuq, Ramos pati një mesatare të një kartoni të kuq çdo 20 ndeshje për Realin e Madridit.

18) Osasuna 2-2 Real Madrid, La Liga, 14 dhjetor 2013
Fillimisht u ndëshkua me të verdhë për një faull ndaj Alvaro Sehudos, por kapja e tij me duar në fytin e këtij të fundit bëri që gjyqtari të ndërronte mendje dhe t’i tregonte kartonin e kuq.

19) Real Madrid 3-4 Barcelona, La Liga, 23 mars 2014
Nejmar i vjedh kohën Ramosit brenda zonës së penalltisë në minutën e 65’ dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime: Penallti dhe karton i kuq për kapitenin e “Galaktikëve”!

Ramos pas ndërhyrjes kundrejt Nejmar

20) Las Palmas 1-2 Real Madrid, La Liga, 13 mars 2016
Pasi i “mbijetoi” sezonit 2014-15 pa marrë asnjë karton të kuq, Ramos u rikthye! Një ndërhyrje e pakuptueshme dhe shumë e rrezikshme kundër mbrojtësit Momo bëri që Ramos të merrte kartonin e tij të kuq të 20-të në karrierë.

21) Barcelona 1-2 Real Madrid, La Liga, 2 prill 2016
Falë zotit për Kristiano Ronaldon! Ramos la skuadrën e tij me 10 futbollistë përballë rivalëve të përjetshëm, por Reali ia doli të marrë një fitore shumë të rëndësishme në minutat e fundit, falë golit të yllit portugez.

22) Real Madrid 2-3 Barcelona, La Liga, 23 prill 2017
Për herë të parë në karrierën e tij, Ramos kaloi një vit kalendarik pa u ndëshkuar me karton të verdhë. Por Barcelona zbarkoi në “Santiago Bernabeu” dhe Ramosi bëri atë që di të bëjë më mirë: La Realin me një futbollist më pak!

23) Deportivo 0-3 Real Madrid, La Liga, 20 gusht 2017
Pas një përplasjeje të fortë me Fabian Shar, Ramos ndëshkohet me të verdhë. Por nuk mbaron këtu, pasi kapiteni i Realit konfrontohet edhe pas ndërhyrjes me mbrojtësin e Deportivos, duke detyruar gjyqtarin t’i tregojë kartonin e dytë të verdhë.

24) Atletiko Bilbao 0-0 Real Madrid, La Liga, 2 dhjetor 2017
Pasi mungoi tri ndeshje për shkak dëmtimi (hundë e thyer), Ramos u rikthye në formacion duke mbajtur një maskë. Por Ramos nuk qëndroi deri në fund të sfidës në fushë, pasi u ndëshkua me karton të kuq tri minuta nga fundi.

Kartoni i kuq i 25-të në karrierën e Ramosit

25) Real Madrid 1-2 Zhirona, La Liga, 17 shkurt, 2019
Kaluan shumë muaj pa parë Ramosin të “skuqet”, por spanjolli na e plotësoi dëshirën. Në takimin e sotëm përballë Zhironës, ku Reali u përmbys dhe u turpërua në “Santiago Bernabeu”, Ramos la skuadrën e tij me dhjetë futbollistë në minutën e 90’.

 

VERONIK ISTREFAJ

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.