Sekreti i goditjeve të dënimit dhe agjërimi, rrëfehet Enis Bardhi

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi ka dhënë një intervistë për medien spanjolle “lasprovincias.es”, ku ka folur në lidhje me të ardhmen e tij te klubi i Levantes. Temë tjetër e prekur gjatë intervistës ka qenë eksperienca e të agjëruarit si futbollist dhe disa nga rregullat që i ndjek gjatë kryerjes se specialiteti të tij: Goditjet e dënimit.

AGJËRIMI DHE MUAJI I RAMAZANIT –  “Nuk ha ose pi nga lindja e diellit deri në perëndim. Kur ndjen uri të vijnë në mendje të gjithë njerëzit që s’kanë mundësi të blejnë ushqime. Gjithashtu është mirë për trupin, që kalon një muaj ku spastrohet nga të këqijat që sjell një dietë e keqe. Ka besimtarë që nuk ndihen mirë, por mua më pëlqen dhe ndihem i gëzuar. Nuk kam pasur probleme në stërvitje”.

SEKRETI I GODITJEVE TË DËNIMIT  “Zakonisht nuk flas për këtë, por po bëj një përjashtim. Kur vendos topin, shikoj vetëm nga portieri dhe bëj katër hapa mbrapa, nëse është një largësi shumë e madhe bëj pesë hapa mbrapa. Hap këmbët që të kem balancë dhe gjuaj. Nëse shënoj…plas festa! Gjithsesi nuk jam i vetmi që di të godas goditje dënimi. Kampanja, Hason dhe Roçina gjuajmë mirë gjithashtu, jemi skuadër shumë cilësore. Kur më krahasojnë ndonjëherë me Mesin përsa i përket goditjeve të dënimit ndihem shumë i motivuar dhe filloj të stërvitem akoma më shumë”.

E ARDHMJA  “Në dy sezonet që kam qëndruar këtu jam përmirësuar shumë. Megjithatë, këtë sezon kam pasur disa probleme me dëmtimet e shpeshta. Ndihem mirë këtu dhe besoj se do të qëndroj dhe një vit, ky vend është shtëpia ime e dytë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online