“Nuk na i plotësojnë kërkesat, duhet ministri sportesh”, Duka jep lajmin e keq

Drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dhe Konstandin Shkurti, organizuan një tryezë të përbashkët me gjithë drejtuesit e federatave sportive në vendin tonë. Një takim konsultues ky me temë “Lufta kundër dhunës në sport. Ndryshimet në Kodin Penal”, ku mori pjesë edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Diskutimi u soll rreth dhuna së shfaqur në sport në Shqipëri. Dhuna është tentuar të luftohet nga vetë Federatat sportive, por masat e marra  kanë qënë të pamjaftueshme dhe nuk kanë arritur t’i japin përfundimisht fund dhunës.

“Ka ardhur momenti që të ndërmarrim ndryshime dhe masa më strikte për adresimin e këtij fenomeni. Në këtë kuadër, për parandalimin e dhunës në sport, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë ngritur një grup pune dhe kanë hartuar disa ndryshime në Kodin Penal”, theksoi mes të tjerave drejtuesja e këtij dikasteri.

 

DUKA – “Më vjen mirë që jemi mbledhur në këtë tryezë për të folur për minimizimin e akteve të dhunës në sport. Unë nuk besoj se ne këtu jemi ekspert që mund të bëjmë një diskutim mbi nivelet që duhet ndërhyrë në Kodin Penal për të ndihmuar eliminimin e fenomeneve të dhunës. Nuk mund të kundërshtoj asnjë qëndrim të kolegeve të mi. Niveli i ekspertëve që i ka hartuar ka parashikuar disa masa që të përfshihen në Kodin Penal. Duhet të ketë një saktësim, që të mos ngatërrohet kundra-vajtja penale për spektatorët me pjesën sportive. Kodi Penal në asnjë rast nuk duhet të ndërhyjë në drejtësinë sportive. Do doja që të ketë përcaktime më të qarta, që të ketë sa më pak subjektivizëm.

Vëmendja e qeverisë dhe e politikës ndaj sportit nga viti 1990 e deri më sot nuk ka qenë kurrë në lartësinë e duhur, nuk kemi qenë kurrë në qendër të vëmendjes dhe vazhdojmë të jemi në të njëjtën qasje dhe sot. Mënyra sesi Shqipëria do ta drejtojë sportin, nëpërmjet një ministrie që ka brenda Arsimin, Rininë dhe Sportin, më duket e vështirë. Me vetëm një zëvendës ministër që nuk ka një aparat, nuk besoj se mund të prodhojmë shumë. Një zëvendës ministër nuk mund të prodhojë as strategji për futbollin dhe as projektligje, kjo për faktin se nuk ka një administratë dhe nuk ka një buxhet të dedikuar.

Shqipëria duhet të ketë patjetër një institucion që përgjigjet vetëm për sportin, gjithmonë nëse Shqipëria e ka në synim të ketë sport në këtë vend. Nëse e konsiderojmë sportin të rëndësishëm duhet të ndryshojmë qasje. Ka ardhur momenti që asnjë sport të mos vijë në dyert e Ministrisë për të kërkuar lëmoshe, por të ndërtojmë një paketë ligjore që t’i bëjë këto sporte të zhvilluara, të kenë mundësi të mbajnë veten. Realisht kam dyshime nëse e sigurojnë mbijetesën, luftojnë shumë që të mbijetojnë. Duhet një reformë e thellë ligjore.

Ne kemi bërë një draft me propozimet tona për të ndërhyrë në disa ligje gjatë tryezës që zhvilluam me Kryeministrin Rama. Nëse nuk bëhet këto ndryshime në Ligjin për Sportin, Ligjin për Sponsorizimet, Ligjin për të ardhurat personale, Ligjin për TVSH-në dhe nxitjen e investimeve në sport. Ne nuk kemi një strategji të qeverisë shqiptare sesa pallate sporti do të ndërtohet në këtë vend në pesë vitet e ardhshme, sa palestra për peshëngritje apo mundje e fusha futbolli.

Sot në Tiranë luajnë futboll 8 mijë fëmijë. 50 fëmijë është standardi për të luajtur në një fushë, do të thotë që Tirana duhet të ketë 160 fusha futbolli. Kjo tregon situatën ku jemi sot. Eliminimi i dhunës është shumë i rëndësishëm, por janë po ashtu shumë të rëndësishme edhe këto të tjerat për të pasur sport, për të pasur federata, për të pasur klube. Duhet të ndërtojmë një infrastrukturë ligjore që të zhvillohen, të rriten, dhe jo të kërkojnë lëmoshë.

Për t’u rikthyer te futbolli, sporti që unë përfaqësoj sot në këtë tryezë, duhet të them se futbolli është një industri e fuqishme. Një industri që ka dhënë rezultate jo të këqija kohët e fundit, por që mund të shkojë akoma më përpara dhe ndryshime ligjore që ne kërkojmë nuk janë ndryshime për ti falur futbollit. Këto janë ndryshime ligjore ku Qeveria investon për të fituar nga futbolli si industri. Nëse investohet në futboll, ato para rimerren.

Nuk janë para të investuara dhe të falura. Sot nuk kemi klube të mirorganizuara, nuk jemi me një bazë ligjore të fortë. Kjo është arsyeja pse duhen bërë të gjithë ato ndryshimet që unë kam renditur më lart. Besoj se të njëjtën gjë mendojnë edhe kolegët e mi sot në këtë sallë. Duke pasur këtu ministren Shahini, duam që ta kërkoni fort këtë ndryshim në qeveri. Ne duam më shumë vëmendje, ne kërkojmë një institucion të dedikuar për sportin që të ketë strategji të qarta për sportin.

Nëse do të ishte një institucion që ka objektiva të qarta për sportin, gjithkush do të dinte se çfarë do të bëhej. Një nga ligjet që do ta ndihmonte më shumë sportin është Ligji për Sponsorizimet. Unë kam pasur një takim me Ministren e Financave pak ditë më parë, dhe më  vjen keq të them se nuk shoh asnjë mundësi që ai propozim që ne kemi bërë të pranohet. Ju duke qenë nga Kosova, na sillni vetëm Ligjin e Sponsorizimit që aplikohet në Kosovë, asgjë më tepër”, ka deklaruar Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online