U përfolën zëra të shumtë këto ditë se ish-trajneri i Napolit, Mauricio Sarri, mund të marrë Elseid Hysajn me vete te ekipi i tij i ri Çelsi. Vetë agjenti i lojtarit shqiptar i konfirmon këto zëra. Ai pohon se trajneri italian kërkon të marrë në Angli mbrojtësin shqiptar.
Sarri dhe Hysaj punuan së bashku te Napoli për 3 sezone dhe mesa duket ky bashkëpunim ka qenë i suksesshëm në sytë e trajnerit, duke kërkuar vazhdimin në aventurën e tij të re në Premier Ligë.
Për radio “Kiss-Kiss” në Napoli menaxheri i lojtarit të Kombëtares sonë u shpreh: “Le të themi se ai mund t’i ishte bashkuar Sarrit”.
Gjithashtu, përsa i përket mënyrës se si ndihet klienti i tij nën urdhrat e trajnerit të ri Ançeloti, menaxheri u shpreh se tashmë Hysaj duhet të përshtatet me mënyrën e re sulmuese të lojës, ndryshe nga ajo e Sarrit që ishte më mbrojtëse.
E ardhmja e shkodranit është ende në pikëpyetje, nëse do të vazhdoj apo jo tek Napoli. Kjo gjë do të merret vesh pasi palët të bisedojnë sërish mbi këtë temë.