“Sarri ka nevojë për lojtarin tim”, tani të gjithë duan Juventusin

Mauricio Sarri dhe Zhorzhinjo nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin. Italo-braziliani është mesfushori i preferuar i trajnerit të Juventusit.

Rreth këtij raporti ka folur agjenti i lojtarit të Çelsit, i cili i “shkel syrin” bardhezinjve italianë. Zhoao Santos ka folur për “Radio Kiss Kiss”, duke theksuar rëndësinë e Zhorzhinjos për skemat dhe futbollin e Sarrit, trajner me të cilin ka punuar te Napoli dhe te “blutë e Londrës”.

“Nuk ka kontakte për momentin, por Sarri ka nevojë për një lojtar si Zhorzhinjo. Nuk e di strategjinë e merkatos së Juventusit. Sarri sapo ka ardhur dhe do vendosin bashkë me Paratiçin. Nëse na vjen një ftesë e tyre? Më parë duhet të bisedojnë me Çelsin”, përfundon agjenti i mesfushorit 27-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online