18 milionë € për Milot Rashicën, Verderi refuzon prerazi

Milot Rashica ka shkëlqyer në pjesën e dytë të sezonit me Verder Bremen në Bundesligë, ndërkohë që është një lider edhe te Kosova që po i mahnit të gjithë. Sulmuesi anësor po tentohet nga shumë klube evropiane dhe së fundmi BILD raporton se gjermanët kanë refuzuar një ofertë.

Thuhet se Benfika ka vënë në tavolinë plot 18 milionë euro për kartonin e Rashicës. Gjermanët kanë qenë të prerë dhe kanë refuzuar. Pretendimet janë që sulmuesi nga Vushtrria të shitet për një shumë më të madhe, pasi me paraqitjet e tij ka treguar se vlen më shumë.

Sezoni i fundit i Rashicës ka qenë mjaft i mirë dhe tifozët e Verderit e kanë zgjedhur si më të mirin. Futbollisti 22-vjeçar ia doli të shënonte 9 gola në Bundesligë, shifër që nuk e kishte arritur as në kampionatin holandez me Vitesen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online