Europa League, Teuta dhe Laçi mësojnë oraret e ndeshjeve

Teuta dhe Laçi po mendojnë për ndeshjet e turit të parë të Europa League. Deri më 11 korrik, kur edhe zhvillohet ndeshja e parë, këto dy ekipe do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore si dhe do të përforcohen me elementë cilësorë.

Durrsakët kanë qenë me më fat në short, pasi përballen me letonezët e Ventspils. Në letër është një rival i kalueshëm, por duhet marrë seriozisht. Vjet e njëjta skuadër eliminoi Luftëtarin, madje në ndeshjen e parë në shtëpi i realizoi pesë gola.

Tashmë UEFA ka përcaktuar edhe orarin kur do të zhvillohet sfida Ventspils-Teuta. Gjithçka nis prej orës 16:45. 45 minuta më vonë luajnë kurbinasit, që presin në shtëpi Hapoel Ber Sheva. Kurbinasit e kanë të licencuar stadiumin dhe sërish do të luajnë në Laç, sikurse kanë bërë me Rudar Velenje, Zoria Luhansk, Inter Baku, Anorthosis Famagusta dhe Molde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online