Salah injorohet nga Insinje, napolitani i frikësohet tjetërkujt

Mohamed Salah ishte lojtari më me shumë gola në kampionatit anglez gjatë sezonit të kaluar, por edicioni i ri i Premier League, nuk ka filluar siç duhet për të. Forma në rënie e egjiptianit i ka bërë përshtypje edhe sulmuesit të Napolit, Lorenco Insinje, i cili i frikësohet më shumë brazilianit Roberto Firmino.

“Roberto Firmino është një lojtar që vendos ndeshje i vetëm. Ai lëviz midis linjave të mbrojtjes e mesfushës, ndërkohë që i liron shumë hapësira kolegëve të tij”, tha sulmuesi i Napolit në daljen për shtyp para takimit të nesërm.

Hapi fals në Beograd, ku Napoli barazoi ndaj Cërvena Zvezdës, bën që ndeshja e nesërme ndaj Liverpulit të ketë një rëndësi akoma më të madhe për skuadrën e drejtuar nga Karlo Ançeloti. Një humbje nesër ndaj anglezëve do të ishte shkatërrimtare për shpresat e napolitanëve për kalimin në fazën me eliminim direkt të Champions-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online