Salah-Firmino, gazetari dhe Klop zbulojnë gjithçka

Liverpul mori një fitore të madhe mbrëmë ndaj Njukasëll me rezultatin 3-2. Megjithatë, lëndimi i Mohamed Salah krijon një ankth te skuadra dhe tifozët e të kuqve. Sulmuesi pati një përplasje shumë të fortë më portierin kundërshtar, ku u dëmtua në kokë. Dëmtimi në pamje të parë ishte shumë i rëndë për egjiptianin, që u largua me barelë nga loja.

Raportimet e mëvonshme tregojnë se ishte vetëm një moment trullosje dhe Salah është parë më vonë të ecë normalisht dhe të largohet bashkë me ekipin. Ziad Mansur, gazetar i “Bein Sport” tregon nëpërmjet një postimi në Twitter se e ka parë yllin e Liverpul të ecë pa probleme pas daljes nga dhoma e mjekëve.

“Shikova yllin tonë Mohamed Salah duke ecur normalisht jashtë dhomës mjekësore në stadiumin ‘St. James Park’”, shkruan gazetari egjiptian në postim. Megjithatë do të na duhet të presim konfirmimin zyrtar të klubit, nëse Salah do të arrijë të luajë ndaj Barcelonës të martën. Dëmtimet në kokë kërkojnë një kujdes shumë të lartë.

Problem tjetër për “The Reds”, mbetet dhe Roberto Firminjo, i cili sipas gjasave nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e mesjavës kundër Barcelonës. Në fillim u duk një dëmtim i lehtë dhe u mendua se do të luante në ndeshjen e parë ndaj katalanasve, por asgjë nuk ishte ashtu si dukej. Braziliani nuk u grumbullua as në ndeshjen e djeshme ndaj Njukasëll.

Trajneri Jyrgen Klop jep vendimin përfundimtar të stafit mjekësor në lidhje me gjëndjen e lojtarit dhe mundësinë nëse do të arrijë të luajë ndaj Barcelonës në aktin e dytë dhe përgjigja është jo. Sulmuesi ka mundësi të mos luajë as në ndeshjen e fundit në kampionat. “Ai nuk do të jetë gati të martën kundër Barcelonës. Për më pas do të shohim”, u shpreh trajneri Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *