Refuzimi i zëvendësimit, Kepa: As që e kam kuptuar çfarë po bëja!

Kepa Arrizabalaga në një intervistë për mediat Angleze i është rikthyer çështjes me Sarrin në finalen e “Carabao Cup”. Spanjolli nuk pranoi të zëvendësohej në atë finalë të fituar nga Mançester Siti.

Ky gjest e nervozoi tej mase trajnerin italian dhe portierit bask si ndëshkim iu vu një gjobë dhe një ndeshja pezullim. Tani Kepa ka reflektuar dhe shprehet se e ka kuptuar se nuk ka vepruar drejt. 24-vjeçari pretendon se ka mësuar nga ai gabim.

“E pranova dënimin që trajneri më dha. Ishte një moment gjaknxehtësie. Nuk ndihem aspak krenar për atë gjest. Ishte një moment i vështirë nga i cili kam mësuar dhe po vazhdoj të mësoj. Në fushë nuk kisha arritur të kuptoja tamam se cfarë po bëja. Kur e pashë mbrapa kuptova që kisha vepruar keq. Është koha për të shikuar përpara. Jeta vazhdon, të gjithë bëjnë gabime”, tha gardiani i Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online