Pagat | Mesi i mbuluar në ar, ja sa përfitojnë në muaj futbollistët më të paguar!

Prej kohësh profesioni i futbollistit është shndërruar në një nga më të paguarit. Shumë djem e kanë ëndërr të luajnë këtë lojë jo vetëm nga pasioni, por edhe nga milionat. Klubeve të mëdha Evropiane u bëhet çdo ditë e më e vështirë të mbajnë lojtarët e tyre të mëdhenj në skuadër, pasi do i duhet të paguajnë paga të frikshme.

“Daily Mirror” bën një renditje me futbollistët më të paguar të planetit. Listën e kryeson Lionel Mesi dhe direkt pas tij është Kristiano Ronaldo. Normalisht paga e këtyre të dyve mund të justifikohet për nivelin e futbollit që na kanë dhuruar prej më shumë se një dekade.

Lojtarët që habisin më shumë në këtë listë janë emra si Aleksis Sançez, Kutinjo, Garet Bejl apo Mesut Ozil. Këto lojtarë e kanë ndihmuar fare pak, për të mos thënë aspak ekipin, gjithsesi kjo nuk i pengon të futen në 10-shen e më të paguarve. Ja lista me futbollistët më të paguar:

10. Mesut Ozil (1,6 mln euro në muaj)

 9. Kilian Mbape (1,75 mln euro në muaj)

 8. Aleksis Sançez (2,30 mln euro në muaj)

 7. Filipe Kutinjo (2,35 mln në muaj)

 6. Garet Bejl (2,6 mln në muaj)

 5. Luis Suarez (3 mln euro në muaj)

 4. Nejmar (3,15 mln euro në muaj)

 3. Antuan Grizman (3,4 mln euro në muaj)

 2. Kristiano Ronaldo (4,8 mln euro në muaj)

 1. Lionel Mesi (8,5 mln euri në muaj)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online